Lajme nga

Home » Futboll »

Maradona:Humbem ne, nuk fitoi Brazili

 

Pas humbjes nga Brazili, tekniku i kombetares argjentinase Maradona u shpreh: “Nuk jam vetëm unë i hidhëruar, është një popull i tërë, ai argjentinas. Humbëm ne, falë gabimeve tona të shumta, nuk fitoi Brazili. Megjithatë, brazilianët erdhën dy herë në portën tonë dhe shënuan dy gola të shpejtë, pavarësisht se nuk e kishin shijuar këtë gjë për 20 minuta. Një rezultat i tillë negativ patjetër që lë gjurmë, sepse humbja ndaj një kundërshtari si Brazili është e komplikuar, por edhe shumë e hidhur. Lidhur me lojtarët tanë kryesor, tek të cilët shpreson e beson një Argjentinë e tërë, mund të them se Leo Mesi luajti mire. Ai qëndroi paksa i tërhequr, edhe sepse u mbulua ashpër nga kundërshtarët. Nuk dolëm dot në lojën tonë, ndoshta edhe sepse kështu na u imponua kundërshtari. Brazili ka një skuadër shumë të mire, ndërsa neve kualifikimi na u bë tepër i komplikuar. Falënderoj kolegun tim, Dunga, që ka bërë një punë shumë të mirë. Fatkeqësisht,  ne nuk kemi marrë dot atë që kemi dashur. Megjithatë, besimi për të arritur objektivin ekziston tek unë dhe tek skuadra. Nëse më pyesni mua, kam qenë shumë herë më i hidhur në Bolivi (kur Argjentina humbi 6-1), ndërsa sot jam i kënaqur me lojtarët e mi. Tani duhet të shkojnë në Paraguaj për të marrë tri pikët, që na kualifikojnë. Natyrisht, do të jetë një mision i vështirë dhe i komplikuar, por ne do të përpiqemi. “
Derisa zerave se ai duhet ta lere pankinen argjentinase Maradona iu pergjigj:”Do jem trajner i kombtares edhe nese nuk arrijme te kualifikohemi per boteror,nuk jap doreheqje”.

 
 
 
 
 
More in Futboll (231 of 255 articles)