Home » Futboll »

Maradona: Do te luftoj deri ne piken e fundit te gjakut

 

Me fytyre te  shtangur, pa levizur as qerpikun dhe muskujt ne fytyre, Maradona shikonte pafuqine totale te futbollisteve te tij ne humbjen 1-0 nga  Paraguaji te luajtur ne Asuncion, e vlefshme per kualifikimet per boterori Afrika e Jugut 2010.

“Kurre nuk e kam paramenduar veten ne kete situate dhe kam menduar se do te luajme shum me mire, por ky eshte realiteti. Ende nuk kemi mbetur pa shanse per te shkuar ne Afrike te Jugut dhe deri sa ta kem edhe nje pike te vetme gjak ne trupin tim une do te bej cmos ta dergoj skuadren time atje”

Maradona spjegoi se cfare do te ndermerr per ndeshjet kunder Peruse si vendas dhe Paraguajit si mysafir. “Do te ulem me lojtare dhe do ta analizojme se cka nuk po funksionon, pasi qe edhe fizikisht e edhe psiqikisht jemi te pergatitur shume mire.

Ne fund ai deklaroi se nuk do ti vie turp te kualifikohet permes ndeshjeve te barazhit ku do te takoheshin skuadra e peste nga kualifikimet e Amerikes Latine (tash per tash kjo eshte Argjentina) me skuadren e katert te kualifikimeve te Amerikes Veriore (e qe momentalisht eshte Kostarika).

“Nuk ka ketu kurrefar drame. Ne boterorin e vitit 1994 u kualifikuam pas nje udhetimi 24 oresh dhe askush nuk vdiq nga kjo” Ne boterorin e vitit 1994 ne SHBA, gauqoset u paten kualifikuar pas dy ndeshjeve  me Australine. Ne ndeshjen e pare ne Australi ishte 1-1 kurse ne ate te kthimit ne Buenos Aires ishte 1-0 per skuadren e selektorit te atehershem Alfio Basile.

 
 
 
 
 
More in Futboll (226 of 263 articles)