Home » Sporti »

Ronaldo e Inzaghi shenues te dyfishte

 

Skuadrat e Milanit dhe Realit kane kryer pune te madhe me fitoret e tyre ndaj Marseille (1-2) ne Velodrome, respektivisht ndaj Zurich (2-5) qe te dyja si mysafir.

Veterani Pippo Inzaghi shenoi dy here per rosoneret .Golin e pare e shenoi ne minuten e 28 kur Pato pasoi nje top te Seedorf e i cili e vahzon kete top deri te Inzaghi i cili shenon.Argjentinasi Gabriel Heinze barazoi shifrat ne minuten e 49 duke e mposhtur portierin Storari me koke. Por ne minuten e 74 Inzaghi del prap ne skene duke shenuar golin fitimtar prap pas asistimit te Clarence Seedorf.

Real Madrid nisi shum mire edicionin e ri ne Champions Lague duke e shkaterruar Zurichun ne fushe te vet me rezultat te larte 2-5. Ne minuten e 27 ylli Christiano Ronaldo shenoi golin e pare me nje gjuajtje jashtezakonisht te forte nga goditja e lire jashte zones vendase. Portieri vendas Leoni ishte ne vendin e duhur por si duket goditja ishe aq e furishme sa qe ai nuk mundi te reagoje me shpejte dhe te pret topin. Pas vetem 7 minutash vjen edhe goli i dyte per klubin mbreteror. Gonzalo Higuain depertoi per mrekulli nga ana e djathte dhe harkon per ikonen e klubit Raul Gonzales i cili nuk e leshon kete rast. Dhe kur dukej se Real kishte perparesi te pa arritshme vijne dy gola te Zurichut. Ne fakt portieri i Realit Iker Casillas pengoi ne menyre te palejuar ne zone lojtarin vendas Alphonso dhe gjyqtari me te drejte jep penallti per vendas qe realizohet nga Margariaz. Nje minute me vone edhe Silvian Aegeter shenohet ne listen e realizatoreve. Por kjo ishte e tera nga vendasit sepse ne minuten e pare shtese Higuain dhe ne minuten e kater shtese Guti rriten epersine e Realit ne 2-5.

 
 
 
 
 
More in Sporti (76 of 90 articles)