Premier Lige – Chelsea le anash edhe Tottenham

Derbi: Chelsea-Totenham
Chelsea kthen epersin prej 3 pikëve në krye të Premier Liges Angelze duke fituar në Stamford Bridge me rezultat 3-0 kundër rivalëve të tyre Tottenham.
Ashlez Cole, Michael Ballack dhe Didier Drogba ishin të saktë në sfidën që skuadra e Carlo Ancelottit kishte kundër aspiratave të Tottenham-it që përfundimisht të hyj në top katërshen Angleze.
Pasi fitores së tyre kundër Liverpoolit në hapje të sezonit, shpresat ishin të mëdha në anën e të bardhëve se dominimi i të ashtuquajturës Katërshja e Madhe përfundimisht mund të shpërbëhet këtë sezon.
Por ndeshja e sodit ishte një goditje për ta zgjuar mirë nga gjumi skuadrën e Tottenhamit edhe pas humbjes së tyre kundër Manchester United… dhe një mesazh që të kesh punë me të mëdhenjtë nuk është e lehtë.
Kjo nuk do të thotë që Redknapp nuk duhet të inkurajohet nga performanca që shfaqi skuadra e tij. Sigurisht që duhet, po qëse gjyqtari Howard Webb do të kishte dhuruar një penalti kur Ricardo Carvalho rrëzoj Robbie Keane brenda zonës atëherë kur rezultati ishte vetëm 1-0, sigurisht që përfundimi ndoshta do të ishte shumë më ndryshe.
Ashlez Cole hapi porten i pari me koke pas vetëm 32 minuta lojë pas një krosimi nga Drogba. Por, ishte Jose Bosingwa ai i cili sinjalizoj i pari me një goditje të furishme e cila u përplas në skajin e djathtë të shtyllës.
Sidoqoftë Tottenham kishte ardhur në Stamford Bridge plot me befasi sulmesh dhe njëherë Jermain Defoe pati rastin edhe ndoshta është dashur të fus emrin e tij në listen e golashënuesve në minutën e 11. Por, ishte Petr Cech ai i cili nuk i dha të drejtën për të vënë emrin e tij në atë listë.
Portieri Cudicini nuk pati mundësi të ndaloj pasimin e Drogbas tek Lampard i cili u rrotullua dhe kthej topin tek mesfushori gjerman Ballack i cili ishte mu ne vendin e duhur për të shënuar. Dy me zero ishte e rëndë për Tottenham të cilët u dëshpëruan edhe më shumë kur goli i fundit nga Drogba tundi portën për së treti herë.
Reprezentuesi i bregut të fildishtë ishte pak me fati pasi mbrojtësi Ledlez King rrëshqiti për të larguar topin dhe përfundoj duke e nxjerrë atë pas portierit Cudicini dhe kështu e bëri shumë më të lehtë për Drogba që të shënoj në rrjet të zbrazët.
Për shkak të lëndimeve dhe kohës së humbur loja në pjesën e dytë u shtye për 8 minuta edhe po aq më shumë të shtoheshin nuk do të mjaftonte për Tottenhamin.


