Ibrahimovic shenon 5 gola ne 5 ndeshje per Barcelonen

Barcelona i bashkëngjitet Real Madridit në maksimumin e 15 pikëve në maje të Liges Spanjolle me Zlatan Ibrahimovicin i cili shënoi golin e pestë të tij në pesë ndeshje që ka luajtur deri më tani. Këtë gol Ibra e shënoi në fitoren e kampionëve kundër Malagas me rezultat 2-0.
Edhe pse flitej se Ibrahimovic nuk do të luante kundër Malages për shkak të një lëndimi në nyjën e këmbës dhe këtë e patëm shkruar në një post të mëhershëm, ai u inkuadrua në minutën e 28 pas lëndimit të Thierry Henrys dhe nuk iu deshën më shumë se 11 minuta që të shënoi gol dhe të hapë portën e Malagas. Në fakt Suedezi gati sa nuk shënoi pak pasi u fut por duke menduar se ishte në pozitë jashtë loje nuk u duk se i dha edhe aq forcë shutit për të shënuar.
Barca ka shtypur Racing Santander 4-1 gjatë kësaj jave duke shënuar tri herë brenda 26 minutave por Malaga ishte më e shtrënguar dhe goli i Ibrahimovicit 6 minuta para pushimit ishte lehtësim.
Suedezi është i vetmi lojtar që shënon në çdo ndeshje e gjithashtu i bashkëngjitet Lionel Messis, Cristiano Ronaldos të Real Madridit dhe David Villas të Valencis me nga pesë gola të shënuara.
Evropa është porta e ardhshme si për Barcelonen ashtu edhe për Real Madridin. Në ndeshjet në ligen e kampioneve Barca do të përballet me Dinamo Kiev të Martën kurse Real Madridi do të merret me Marseille të Mërkurën.


