Fillimi i NBA-se ne pikepyetje per Iversonin
Tre javet e para te parapergatitjeve dhe ndoshta edhe fillimin e sezones se re ne NBA do te kalojne pa basketbollistin e Memphis Grizzlies Allen Iverson (34) per shkak te lendimit. Lojen e pare te sezones Memphis Grizzlies e luajne para publikut te vet kunder Detroit Pistons dhe ende nuk dihet se a mund te llogarisin ne sherbimet e playmakerit te shkelqyeshem Iverson.
“Nese me pyetni mua, une them se me mire qe kjo ndodhi tani (lendimi) se gjate kampionatit dhe mund te them se kjo eshte ajo me pozitivja sa i perket lendimit tim”- u deklarua Allen Iverson, i cili u lendua gjate pergatitjes me skuadren e tij javen e kaluar ne Birmingham te Alabamas. Kjo do te jete sezona e 14-te e Iversonit ne NBA. Ai eshte shpallur kater here koshashenuesi me i mire ne NBA dhe ky lendim i tij eshte i pari i kesaj natyre. “Do te punoj shume qe te kthehem i pergatitur maksimalisht, mirepo nuk do te ngutem sepse nuk dua qe ta perkeqesoj edhe me teper lendimin”-tha Iverson. Gjate kohes sa luajti per Philadelphia,Denver dhe Detroit, Iverson kishte, gjate 886 ndeshjeve te luajtura kishte nje mesatare prej 27.1 pikeve dhe 6.2 asistimeve te shenuara.

