Ashley Cole-Kjo mund te jete kupa e fundit boterore per mua
Mbrojtesi i majte tek Chelsea, Ashley Cole ka friken se Boterori Afrika e Jugut 2010 qe do te mbahet veren e ardhshme do te jete i fundit per te. Edhe pse ne Dhjetor ai do te mbushe vetem 29 vjec, prap se prap siq thot vet po e ndien ardhjen e nje gjenerate te re ne kombetaren angleze qe do ta rrezikonin vendin e tij ne kete skuader. Cole do te luaje per te 75 here per Kombetaren ne ndeshjen miqesore kunder Sllovenise kete te Shtune. “Ka shum lojtare te rinje qe po vijne dhe do te me duhet te jem shum i fokusuar dhe te punoje shum nese dua te mbaj vendin ne anen e majte te fushes”. Cole e di shum mire se njomaku 19 vjecar i Arsenal, Kieran Gibbs ka treguar lojera fenomenale me seleksionin U-21 dhe se shum shpejte do ta paraqese kandidaturen e tij edhe per skuadren seniore te “Albioneve”. Shumica e lojtareve me te mire te kombetares Angleze jane rreth ose edhe i kane kaluar te 30-tat. David James eshte 39, David Beckham 34, Frank Lampard 31, Steven Gerrard 29, Rio Ferdinand 31. Skuadra e Fabio Capello do te kualifikohet per ne Boteror nese e mposhte Kroacine ne Wembley javen e ardhshme.

