Home » Futboll »

Esien: Mund ta fitojme titullin ne Premier League

 
 

Aftësia e Çelsit për të mbajtur në skuadër të gjithë lojtarët kryesorë në merkaton e verës e kombinuar me urinë e tyre për të arritur sukses në Angli, ka bërë që Blutë të kenë të gjithë elementët e duhur për të fituar titullin e tretë në Premier Ligë. Kështu mendon ganezi Mikael Esien. Skuadra londineze është tani në krye të renditjes dhe ka akumuluar 12 pikë në katër ndeshje, falë taktikave të trajnerit italian Karlo Ançeloti. “Për shkak se ne kemi kohë që luajmë së bashku, nuk është e vështirë të mësojmë diçka të re dhe sa më shumë praktikë bëjmë, aq më të mirë do të bëhemi”, ka thënë Esien në faqen e tij zyrtare në internet. “Ne jemi mësuar të luajmë me sisteme të ndryshme sipas trajnerëve të ndryshëm. E kemi nisur mirë këtë sezon dhe nuk ka dyshim se do të jemi kështu edhe në të ardhmen. Siç kam thënë në fillim të sezonit, jemi të uritur dhe duam të fitojmë më shumë trofe për Çelsin dhe për vete. Për sa kohë që do të luajmë fort dhe do të përmirësohemi, do të jemi në rrugë të mbarë deri në fund të sezonit”, ka thënë 26-vjeçari.

 
 
 

Çka mendoni ju... komento!