Home » Sporti »

Liverpool nuk nderton stadium te ri per momentin

 
 

Klubi i famshem anglez Liverpool ka konfirmuar se nuk do te filloje me ndertimin e stadiumit te ri deri sa te kaloje kriza globale financiare. Ne fakt “te kuqte”kishin planifikuar te ndertojne nje stadium ne vitin 2010 dhe ate ne afersi te Stanley Park . Por projekti prej 490 milion funtesh ishte stopuar nga pronaret e  klubit George Gillet dhe Tom Hicks.

Epo edhe pse është shumë zhgënjyese, ja që kështu është vendosur. Sigurisht arsyet për vonesë janë për faktin se nuk i kemi dy cent për ti bërë bashkë, por kur bëhet fjalë për një projekt i cili do të kushtoj përafërsiht 350 milion funta (400 milion euro), atëher kjo duhet kuptohet.

Personalisht mendoj se është ide e mirë. Të mendojmë pak më shumë, staduimi tani është vlersuar se do të kushtoj rreth 400 milion euro edhe tu e marr parasysh se si shkojnë punët sigurisht qe edhe to të ima prapa 400 milionëve do të shkojnë. Emirates kanë dalur jashtë buxhetit të vlersuar për 115 milion euro më shumë (115 milion euro të sotshme), dhe kjo ishte para se të fillonte recesioni. Mendoj se është e kuptueshme ta ruajmë paranë në këso kohëra. Plus nuk është ka ndërtohet Stadiumi i Prishtinës por i Liverpoolit, njëmend stadiumi i prishtinës është ma i bukuri sepse skem tjetër, por kur merret parasysh shuma që vlerësohet për ndërtimin e stadiumit të një kapaciteti të madhë, shumë gati sa i tërë buxheti i konsoliduar i Kosoves, atëher duhet menduar gjërat pak më gjatë e më hollësisht. E më duket se mu këtë e kanë bërë edhe pronarët e Liverpoolit.

Sidoqoftë, bashkëpronari Tom Hick mbetet i vendosur dhe është i përkushtuar që të ndërtoj një stadium të ri për klubin. Të kuqtë po planifikonin të hapnin një zëvendësim të stadiumit të tanishëm në Stanley Park, dhe me dizajn që parashikohej të kishte kapacitet denjësisht më të madh se i tanishmi.

Por javën e kaluar drejtori menagjues i Liverpoolit Christian Purslov ka pranuar se projekti është shtyre deri në fund të recesionit global. Dhe një gjë të tillë e ka konfirmuar edhe vetë Tom Hick.

 
 
 

Çka mendoni ju... komento!