Gerrard-Dua hakmarrjen ndaj Kroacisë
Hakmarrja është synimi i qartë i mesfushorit nga kombetarja angleze Steven Gerrard, i cili tha për “Daily Mail”: “Neve lojtarëve të Anglisë, na djeg ende ajo paraqitje dhe ajo humbje ndaj Kroacisë ne ndeshjen vendimtare te eliminatoreve per Euro 2008. Eshtë absurde ta fshehim se duam të marrim hak. Kombetarja e Kroacise do të jetë një test i vështirë, por të mërkurën në mbrëmje kemi një shans të shkëlqyer për të shkuar në botëror. Deri tani kemi bërë një fushatë fantastike dhe duam të kualifikohemi, pa pasur nevojë për ndeshjet e muajit tetor.”

