Lionel Messi vazhdon kontraten me Barcelonen
Barcelona sot njofton se ka arritur te nenshkruaj rinovimin e kontrates me futbollistin me te mire ne bote Lionel Messi.Kontrata e re do ta mbaje Messi-n ne Barcelone edhe per shtate vitet e ardhshme derisa klauzola per prishjen e kontrates kap shifren 250 milion.
Gjithashtu sipas gazetes spanjolle AS,Messi me kete kontrate eshte bere futbollisti me i paguar ne bote me rreth 12 milion euro te ardhura vjetore duke kaluar bashklojtarin e tij tek Barca Ibrahimovic,dhe dyshen e ekipes rivale Real Madrid C.Ronaldo e KAKA.
Rreth rinovimit te kontrates se Messi-t trajneri i Barcelones Pep Guardiola tha: “Ky eshte nje lajm i mrekullueshem per mua”.

