Basketboll: Greqia Mund Rivalet E Tyre Turqine

 
 

Greqia pas fitores të ngushtë kundër rivalit më të madh të saj, fqinjëve të tyre Turqinë, do të luaj ne gjysmëfinale me kampionët aktual Spanjën.

Ekipi i Jonas Kazauska dukej që do të përfundonte deri në momentin e ngulitjes se bërë nga Turku Ender Arslan në fund të sekondave të kohës shtesë.

Arsian prapë më vonë kishte rastin që të fitoj por doli huq në tentimin e tij trepikësh të fundit në lojë.

Fitorja e Greqisë gjithashtu ju siguron atyre vendin në Kampionatin Botëror në Basketboll në vitin e ardhshëm, nikoqir i të cilit janë rivalët që mundën sonte, vetë Turqit.

“Ne kurrë s’ndaluam së besuari se mund të fitojmë këtë lojë,” tha Vasileios Spanoulis, i cili shënoj 23 pikë.

“Ky është një ekip i ri, me një trajner të ri, lojtar të ri dhe ide të reja dhe prapë ne ia dolëm të arrijmë në katërshen e Eurobasketit dhe kjo është një gjë e madhe për ne.”

Sllovenia do të luaj me Serbinë në gjysmëfinalen tjetër që vije pas fitores 67-65 kundër Kroacisë.

 
 
 

Çka mendoni ju... komento!