Home » Sporti »

Premier Liga Angleze – Giggs Qon Manchesterin Ne Krye

 
 

stoke city-manchester unitedManchester United dolën në krye të Premier Ligës Angleze me fitore prej 2-0 kundër Stoke Citz në stadiumin Britannia.

Fitorja e kampionëve, dhe humbja e Chelsea prej 3-1 nga Wigan Athletic, do të thotë se ata kanë tejkaluar skuadrën e Carlo Ancelottit në diferencën e golave.

Golat e shënuara në pjesën e dytë nga Dimitar Berbatov dhe John O’Shea siguruan pikët, por futja në lojë e Ryan Giggs e cila vendosi lojën përfundimisht.

Mesfushori veteran zgjidhi mbrojtjen e Stoke City duke kurdisur golat dhe kështu duke treguar aftësitë e tij të një veterani.

United janë të njohur si skuadër e durueshme dhe vetëm katër nga 17 golat e tyre në Premier Ligë janë shënuar në pjesën e parë.

 
 
 

Çka mendoni ju... komento!