Ronaldo: Nuk ka nevoje per nderrimin e trajnerit

October 30, 2009 by Amir · Comments 

Portugezi i Real Madridit Cristiano Ronaldo deklaroi se edhe perkunder startit te dobet asgje nuk eshte humbur dhe se ne fund te stinorit galaktiket do te stolisen me trofe.

Humbja shokuese nga skuadra e liges se trete Alcorcon me 4-0 eshte humbja e trete ne pese ndeshjet e fundit te Realit, nese ketu i llogarisim te gjitha garat.  “Kjo humbje eshte e kaluar edhe pse na pat lekundur mire. Atmosfera tash eshte shum e mire ne skuader dhe humbjet si ajo ndodhin”-tha Ronalo duke i dale ne mbrojtje trajnerit Pelegrini. “Nuk eshte zgjidhje nderrimi i trajnerit pasi qe skuadra vet do te gjeje daljen nga kjo situate. Jam i bindur qe do te fitojme kupen, kampionatin dhe Champions Leaguen”-tha Ronaldo

Fito iPod Touch 8GB Falas! Kliko mbi kete Link, meso si mund ta fitosh!

Goleade e Interit ne San Siro

October 30, 2009 by Amir · Comments 

Ne ndeshjen e fundit te xhiros se 10-te te Serie A, Inter ka mposhtur Palermon me rezultat 5-3 ne San Siro. Mbrojtesit e titullit nga stinori i kaluar luajten nje loje fenomenale ne pjesen e pare duke e perfunduar me rezultat te larte prej 4-0. Praktikisht ata e kishin perfunduar ndeshjen qysh ne pjesen e pare, mirepo ne pjesen e dyte krejt ate qe e bene Eto ‘o dhe Balotelli me nga dy gola te shenuar ra ne uje. 20 minuta te jashtezakonshem nga ana e mysafireve ishin te mjaftueshem qe Jose Mourinho te shqetesohet dhe ne anen tjeter trajneri i Palermos Zenga te filloje te shpresoje ne kthim te rezultatit. Permes Fabrizio Miccolit Palermo zvogeloi rezultatin ne 4-1 (minuta e 49) kurse i njejti lojtare shenoi edhe golin e tij te dyte ne minuten e 67 per rezultatin 4-3, pasi qe me heret edhe Abel Hernandez kishte shenuar per Palermon golin e dyte. Por te tre piket i ndali ne shtepi sulmuesi Diego Milito i cili shenoi ne minuten e 84 (5-3) pasi qe kishte hyre ne loje ne vend te Balotellit.

Pedro ne prag te rekordit te Barcelones

October 30, 2009 by Amir · Comments 

Sulmuesi i Barcelones Pedro eshte vetem nje gol larg nga rekordi qe do te ishte lojtari i pare qe ndonjehere ka shenuar gol ne te gjashte garat e ndryshme qe i zhvillon klubi i tij ne nje stinor. Kjo do te ndodhe nese 22 vjecari shenon gol ne kampionatin boteror qe do te mbahet ne Dhjetor ne Abu Dhabi. Kete stinor ai ka shenaur gole ne Primera Division, Champions League, Superkupen spanjolle,superkupen e UEFA-s dhe kupen e mbretit. Sipas shkrimit te Sportit spanjoll, Pedro tash me ka barazuar rekordin e Giovanni Silves te vitit 1997-98 ne te cilin stinor braziliani kishte shenuar gola ne 5 gara te ndryshme.Hristo Stoičkov, Txiki Begristain dhe Julio Salinas paten shenuar e kater gara te ndryshme ne vitin 1992 te cilen gje e paten bere me vone edhe Deco e Eidur Gudjohnsen.

Kranjcar: Mendoj se do te qendroj gjate ne Tottenham

October 30, 2009 by Amir · Comments 

Mesfushori i kombetares kroate dhe Tottenham Hotspurs, Niko Kranjcar eshte protagonist kryesor ne numrin me te ri te revistes se klubit te tij. Ne nje interviste ekskluzive per kete reviste ai shpalose planet e tija per te ardhmen. “Veten e shoh edhe shum vite ne kete klub. Po kalojme per momentin caste shum te mira. Momentalisht nuk i kam permbushe te gjitha synimet e mija por me kete sulm qe ne e kemi cdo gje eshte e mundur”-tha Kranjcar per revisten e lartpermendur qe e ka titulluar artikullin “Mesfushori me detyre”.

Te perkujtojme se pas tre vitesh te kaluara te Portsmouth, Kranjcar kete vere kaloi te Tottenham Hotspurs ku i gjeti edhe bashkekombasit e tij Vedran Qorluka dhe Luka Modriq. Klubi i tyre pas 10 ndeshjeve te zhvilluara eshte ne vendin e katert me 19 pike te tubuara, e qe jane 5 pike me pak se lideri aktual i Premier Leagues Chelsea.

Perez e përkrah Pellegrinin

October 30, 2009 by Amir · Comments 

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, ka zbutur presionin ndaj trajnerit Manuel Pellegrini, duke kërkuar nga tifozët e klubit të kenë durim, derisa ekipi të kompozohet dhe ka insistuar se rezultatet do të vijnë së shpejti.

Humbja turpëruese 4-0 në Copa del Rey nga Alcorcon e solli në dyshim të ardhmen e Pellegrinit në Bernabeu, pas kritikave të ashpra nga të gjitha këndet. Edhe pse situata aktuale është e ndërlikuar, e sidomos pas faktit se klubi shpenzoi rreth 250 milionë euro, në përforcime gjatë verës, Perez ka bërë thirrje për qetësi dhe ka insistuar se ekipit të ri i nevojitet kohë për t’u kompozuar.

“Nevojitet qetësi dhe durim, edhe pse humbja nga Alcorcon ishte turpëruese. Historia e Real Madridit është më tepër se një ndeshje dhe nuk duhet të ekzagjerohet për të krijuar shqetësime”, tha ai, për të përditshmen sportive AS.

“Sigurisht se nuk është mirë për një president ta shohë ekipin e tij, duke luajtur në atë mënyrë (kundër Alcorcon), por ne jemi Real Madrid. Kanë kaluar vetëm dy muaj nga fillimi i sezonit. Trajneri është i ri dhe ka sistem të ndryshëm nga viti i kaluar. Duhet t’i japim kohë dhe jam i sigurt se rezultatet do të vijnë”, përfundoi ai.

Allen Iverson: Jam i gatshem por nuk besoj se do te luaj

October 29, 2009 by Amir · Comments 

Pjesmarresi i dhjetefisht i All-Star games, Allen Iverson (34) perforcim i Memphis Grizzlies si duket eshte larg e me larg nga ndeshja e pare e stinorit. Te merkuren takohen ish skuadra e tij (Detroit Pistons) me skuadren e tij aktuale mirepo per shkak te lendimit ai ende nuk po mundet te jep maksimumin. Edhe pse ai ka deklaruar se eshte i gatshem dhe nuk po ndien me dhembje, Memphis Grizzlies nuk duan te rrezikojne asgje.

“Ekipi mjeksor i skuadres me kane thene se ekziston mundesia qe te me japin driten e gjelber per te luajtur por ajo mundesi eshte shum e vogel, e kjo loje eshte e tille qe une dua shume ta luaj. Mirepo si duket do te jete hera e pare qe sa i perket trupit tim ta ndegjoj keshillen e dikujt tjeter. Zakonisht kam ndegjuar instiktin tim por kesaj here si duket do te ndegjoj mendimin e profesionisteve”-tha Iverson

I pari ne draft, i pari ne pushim mjeksor

October 29, 2009 by Amir · Comments 

Blake Griffin (20) zgjedhja e pare e sivjetme ne draftin e NBA-se, nuk do te luaje ne fillim te ketij stinori per shkak te pelcitjes se pateles se gjurit te majte. Skuadra e tij Los Angeles Clippers premtuan te japin shpjegime shtese per kete lendim por druhet si aloja e fuqishme do te jete jasht parketit per nje muaj e gjysme, apo per te qene me preciz 2o ndeshjet e para.

Kjo do te thote se Griffin i cili kishte nje mesatare prej 13.7 poena dhe 8.1 kercime nuk do te paraqitet ne derbin lokal kunder LA Lakersave e qe eshte ndeshja e pare e stinorit te ri. Supozohet se Griffin u lendua te premten ne ndeshjen e fundit pergatitore kunder New Orleans Hornets.

Milan nderron Huntelaarin me Mutun e Fiorentines

October 29, 2009 by Amir · Comments 

Tuttomercatoweb shkruan se qysh ne afatin kalimtar te dimrit do te mund te behet nje transfer ne dy drejtime. Ne fakt thuhet se Milan dhe Fiorentina do te nderrojne sulmuesit e tyre Jan Klaas Huntelaar(26) me Adrian Mutun(30). Ne Milan nuk jane te kenaqur me Huntelaarin sepse kishin paguar per te 15 milion euro dhe ai ende nuk ka shenuar asnje gol qysh nga ardhja e tij ne San Siro. Ne anen tjeter edhe pse jane kunder shitjes, Fiorentina nuk ka asgje kunder nderrimit sepse malazezi Jovetiq eshte ne forme te shkelqyer dhe shum here i a ka zene vendin rumunit Mutu.

Milani eshte i gatshem te ofroje Huntelaarin dhe 5 milion euro per sherbimet e Mutus i cili ka kontrate me Fiorentinen deri ne vitin 2012. Mutu erdhi ne Fiorentine ne vitin 2006 nga Juventus  dhe ne 78 ndeshje te luajtura per ta ka shenuar 47 gola ne Serie A.

Barcelona lehte deri te e 8-ta e finales se kupes

October 29, 2009 by Amir · Comments 

Lojtaret e Barcelones nuk lejuan te poshterohen sikurse koleget e tyre te Real Madridit. Ata ne menyre rutinore fituan ndeshjen e kupes se mbretit ndaj skuadres se liges se trete Cultural Leonese me 2-0. Dy golat per Barcen i shenoi Pedro Rodriguez ne minutat 41 dhe 62.

Liverpool i ofron Reinas kontrate te re

October 29, 2009 by Amir · Comments 

Mediat angleze kan raportuar se Liverpool eshte i gatshem ti ofroje zgjatje te kontrates portierit Pepe Reina (27). Reina ka kontrate deri ne vitin 2012 kurse sipas informatave klubi i tij eshte i gatshem ti ofroje kontrate deri ne vitin 2014 dhe nje rritje rroge prej 60000 funtave sa merr tash per nje jave ne 95000 funta. Nese Reina pranon kete oferte do te hyje ne listen e lojtareve kyq te Liverpoolit qe kane vazhduar kontratat e ata jane Steven Gerrard, Fernando Torres, Dirk Kuyit dhe Daniel Agger.

Next Page »