Home » Sporti »

Fernando Alonso per tre vite te Ferrari

 
 

Kampioni i dyfishte boteror spanjolli Fernando Alonso (28) eshte anetar i ri i skuadres Ferrarri qe ben gara ne Formula 1. Alonso nenshkroi kontrate me Ferrarin per tre vitet e ardhshme dhe kjo do te filloje ne vitin 2010.Kolege i tij i skuadres, ne sezonen e ardhshme do te jete  braziliani Felipe Massa kurse pilot rezerve do te jete Giancarlo Fisichella. Kjo do te thote se finlandezi Kimi Raikkonen i cili me Ferrarin ishte kampion ne vitin 2007 do te largohet nga kjo skuader.

Shefi i Ferrarit Stefano Domenicali tha se jane krenare qe ne mesin e tyre kane angazhuar edhe nje pilot te jashtezakonshem dhe nje kampion si Alonso, i cili talentin e tij e deshmoi  me fitimin e dy titujve boteror.Detajet e kontrates ne mes te spanjollit dhe Ferrarit nuk u bene te ditura por supozohet se ai do te fitoje per cdo vit rreth 25 milion euro.

 
 

Artikuj Tjerë

  • No Related Posts
 

Çka mendoni ju... komento!