Shevchenko: Deshtova tek Chelsea,fajtor Mourinho!!!
Sulmuesi i Dinamo Kiev Andri Shevchenko ka thumbuar teknikun portugez Jose Mourinho,duke thene se ishte portugezi fajtor per deshtimin e tij tek Chelsea.
Dihet mire se Shevchenko tek Chelsea kishte kaluar per deshire te pronarit te ekipit londinez Roman Abramovich,derisa Mourinho eshte shprehur hapur se kurr ne jete nuk e kishte kerkuar transferimin e tij.
Ne nje interviste per Daily Mail sulmuesi ukrainas thote: “Deshtova te tregoj veten te Chelsea dhe fajtor per kete ishte Mourinho dhe jo une.Ai asnjehere nuk i besoi aftesive te mija.Nuk dua te them se Mourinho nuk eshte nje trajner i mire,mirepo deshtoi te nxerrte me te miren nga une”.
“Por nuk kam inat ndaj tij”-vazhdon me tej Shevchenko duke perfunduar se tek Dinamo Kiev do te tregoj se akoma nuk eshte nje lojtar i perfunduar.

