Home » Sporti »

L’Equipe:Ronaldinho lere futbollin!

 
 

Pas ndeshjes se te dieles kunder Atalantas, ylli Brazilian Ronaldinho hipi ne aeroplan dhe shkoi ne Paris ku mori pjese ne festivalin e sambas.Futbollisti brazilian i AC Milan, jo vetem qe vallezoi ne koncertin e mbajtur ne L’Ermitage te Parisit, por pak me vone i u bashkua bendit qe po performonte dhe filloi edhe vet ti bie instrumentit te tij te preferuar bongos. Ne te njejtin vend te cilin ai e kishte vizituar para disa javesh, siq shihet ne inqizimet e bera Ronaldinho duket si te jete ne trans duke vallezuar samban dhe si duket ka qene edhe nen ndikim te alkoholit sepse aty shiheshin edhe shume shishe te birrave te zbrazeta. Tash per tash nuk dihet reagimi i klubit te tij Milan mirepo gazeta prestigjioze franceze L”Equipe reagoi menjehere me nje artikull ku thuhet : “Ky eshte ish-ylli, ish-reprezentuesi brazilian, ish-topi i arte, ish-futbollisti”. Me tutje ne artikull thuhet se Ronaldinho ka fituar shume para, e ka jeten e mire dhe nuk ka se perse te angazhohet me sepse fiton 10.5 milion euro ne vit nga Milan (kontrata eshte deri ne vitin 2011), kurse kompania e famshme sportive Nike i paguan 3.5 milion euro ne vit per kontraten qe ka deri ne vitin 2016. Edhe perkunder lojes mesatare qe tregoi ne ndeshjen kunder Atalantes ne Bergamo, Ronaldinho arriti te shenoje golin e vetem ne barazimin e Milanit.

 
 

Artikuj Tjerë

  • No Related Posts
 

Çka mendoni ju... komento!