Home » Sporti »

Liverpool fiton derbin

 
 

Liverpool ka mposhtur Manchester Unitedin, në derbin xhiros së 10-të të Premierligës. Përkundër formës së dobët nëpër të cilën po kalojnë, Reds arritën ta ndalin kampionin aktual të Anglisë, duke e mposhtur në Anfield Road me rezultat 2:0.

Fillimisht, Torres në minutën e 65-të realizoi për 1:0, derisa në fund të ndeshjes, N’Gog arriti të shënojë për rezultatin përfundimtar 2:0.

Pas xhiros së 10 në Premierligë, Manchester United zë vendin e dytë në renditjen tabelore me 22 pikë, derisa Liverpool zë vendin e pestë me 18 pikë të tubuara.

 
 

Artikuj Tjerë

  • No Related Posts
 

Çka mendoni ju... komento!