Drogba: Caku im, 200 gola ne fanele te Chelseas
Sulmuesi i Bregut te Fildishte dhe Chelseas Didier Drogba (31) muajin e kaluar ka shenuar golin e 100-te ne fanelen e Chelseas dhe tani synon shifren prej 200 golave.
“Kam 31 vjet dhe ndihem shum mire fizikisht. Do te bej cmos qe te shenoj 200 gola per klubin tim dhe me ndihmen e Zotit do t arrij kete synim timin. Lendimet nuk po me percjellin me dhe nese vazhdon keshtu une do te arrij te shenoj aq gola. Kurse perveq kesaj une dua te fitoj edhe tituj e njeri nder ta eshte edhe Champions League.”-tha bombarderi i Chelseas.
Rekordin e klubit e mban Boby Tambling i cili ne 370 ndeshje kishte shenuar 202 gola, dhe kjo eshte per te gjitha garat qe ka zhvilluar Chelsea nga 1958 deri ne vitin 1970. Drogba eshte ne Chelsea prej vitit 2004 dhe ka vazhduar kontraten deri ne vitin 2012.

