Milan nderron Huntelaarin me Mutun e Fiorentines
Tuttomercatoweb shkruan se qysh ne afatin kalimtar te dimrit do te mund te behet nje transfer ne dy drejtime. Ne fakt thuhet se Milan dhe Fiorentina do te nderrojne sulmuesit e tyre Jan Klaas Huntelaar(26) me Adrian Mutun(30). Ne Milan nuk jane te kenaqur me Huntelaarin sepse kishin paguar per te 15 milion euro dhe ai ende nuk ka shenuar asnje gol qysh nga ardhja e tij ne San Siro. Ne anen tjeter edhe pse jane kunder shitjes, Fiorentina nuk ka asgje kunder nderrimit sepse malazezi Jovetiq eshte ne forme te shkelqyer dhe shum here i a ka zene vendin rumunit Mutu.
Milani eshte i gatshem te ofroje Huntelaarin dhe 5 milion euro per sherbimet e Mutus i cili ka kontrate me Fiorentinen deri ne vitin 2012. Mutu erdhi ne Fiorentine ne vitin 2006 nga Juventus dhe ne 78 ndeshje te luajtura per ta ka shenuar 47 gola ne Serie A.

