Ronaldo: Nuk ka nevoje per nderrimin e trajnerit
Portugezi i Real Madridit Cristiano Ronaldo deklaroi se edhe perkunder startit te dobet asgje nuk eshte humbur dhe se ne fund te stinorit galaktiket do te stolisen me trofe.
Humbja shokuese nga skuadra e liges se trete Alcorcon me 4-0 eshte humbja e trete ne pese ndeshjet e fundit te Realit, nese ketu i llogarisim te gjitha garat. “Kjo humbje eshte e kaluar edhe pse na pat lekundur mire. Atmosfera tash eshte shum e mire ne skuader dhe humbjet si ajo ndodhin”-tha Ronalo duke i dale ne mbrojtje trajnerit Pelegrini. “Nuk eshte zgjidhje nderrimi i trajnerit pasi qe skuadra vet do te gjeje daljen nga kjo situate. Jam i bindur qe do te fitojme kupen, kampionatin dhe Champions Leaguen”-tha Ronaldo

