Home » Futboll »

Ademi: debutimin tim e mbaj ne mend nga humbja prej Dinamos

 
 

Arian Ademi kishte debutuar me 17 vjet kunder Dinamos ne Maksimir kurse tash eshte kapiten i Shibenikut. Derbin kunder Dinamos e pret me padurim 18 vjecari Arian Ademi qe eshte edhe kapiten i skuadres se tij.Ai eshte titullar o padiskutueshem dhe pat debutuar mu kunder Dinamos ne Zagreb vitin e kaluar.

“Si nuk e kujtoj ate ndeshje. Ishte hera e pare qe po luaja ne ligen e pare dhe pata shkaktuar edhe penallti ndaj Manxhukiqit. Shyqyr qe sot ai nuk do te luaje kunder nesh. Atehere na paten mposhtur me 5-1 dhe kesaj here shpresoj te jete ndryshe”-thote Ademi.

Atebote Shibeniku ishte shkelur nga nje skuader qe udhehiqej nga ylli i tanishem i Tottenham Hotspur Luka Modric. Tash Dinamo ka krize rezultatesh dhe pret Shibenikun e forte.

“Te gjithe e dime se “te kalterit”jane shum te forte edhe pse per momentin nuk po luajne mire. Por ne nuk duhet te frikesohemi nga ata, ne kemi lojtare shum te mire qe mund tu kundervihen me sukses”deklaroi Arian Ademi, kapiten i Shibenikut

 
 

Artikuj Tjerë

  • No Related Posts
 

Çka mendoni ju... komento!