Didier Drogba: Mund të luaj edhe pesë sezone!
Sulmuesi i Chelsea-s, Didier Drogba, mendon se ai është i aftë që të luajë në nivelin më të lartë edhe për pesë vite të tjera, përkundër faktit se ai është 32 vjeçar.
“Unë jam më i mirë tani si 32 vjeçar se sa gjashtë vite më parë, kur erdha këtu. Unë po shënoj më shumë gola, jam më i qetë, më i relaksuar në fushë dhe kjo ndihmon shumë. Nëse vazhdoj të luaj në një ekip të tillë, mund të luaj ndoshta edhe për pesë vite tjera”-deklaroi golashenuesi me i mire ne sezonen e kaluar ne Premier Lige Didier Drogba pas hat-trickut te shenuar ndaj WBA ne takimin e pare te sezonit.
“Unë isha vetëm 25 vjeçar kur fillova të luaja në nivelin më të lartë, kështu që ndjehem i ri. Unë e dua fushën, vrapimin. Unë nuk i numëroj vrapimet që i bëj. Ndoshta për një vit apo dy kjo do të ndryshojë”.
“Nuk dua të jem shumë ambicioz. Më përpara do të doja të shënoja 20 gola dhe ta fitoja Ligën e Kampionëve dhe Ligën Premier. Nuk ka rëndësi paraqitja ime, por gjithnjë kam tentuar t’i përmirësoj statistikat e mia. Ky është mentaliteti im. Është me rëndësi që në lojën kolektive të përmirësohem si individ dhe t’i sjelli shumë ekipit”, tha Drogba për Daily Mail
-
Vigani1996

