Bayern Munich Bastian Schweinsteiger: vetem nese e mundim Barcelonen mund te konsiderohemi me te miret
27 vjeçari beson se ai dhe kolegët e tij do të konsiderohen si më të mirët vetëm pasi ta kenë mundur Barcelonen, njëkohësisht ai nuk e bëri të madhe krahasimin e tij me Xavi-n dhe Iniesta-n.
Kohëve të fundit Bastian Schweinsteiger është krahasuar me mesfushorët Spanjoll por ai ka phouar se së pari duhet ti mund ata para se të vendoset në të njejtën kategori.
“Xavi dhe Iniesta janë lojtarë të mëdhenjë. Ata luajnë për ekipin më të mirë në botë,” shtoi ai. “Dhe ne do të përpiqemi ta mundim ekipin më të mirë në botë.”
“Dhe kur të arrijm ta mundim ekipin më të mirë në botë, ndoshta atëherë disa lojëtarë të Bayern Munich do të jenë ndër më të mirët në botë,” tha Bastian Schweinsteiger

