Redknapp: Tottenham beson tek titulli

Londinezet me enderra te medha
Trajneri i Tottenhamit Harry Redknapp ka deklaruar pas ndeshjes së fundit të fituar ndaj Evertonit 2:0 se ekipi e tij po beson fuqishëm në titull të kampionit në Premier League.
Pas fitores ndaj Evertonit, Tottenham, është barazuar me pikë me Man United, nga 45 por ka vetëm 3 pikë më pak se lideri Man City.
“Do të jetë vështirë, por lojtarët e mi dhe klubi besojnë se kanë gjasa reale dhe nuk është aspak e pamundur të fitojnë titullin e kampionit. Kemi atmosferë të mirë në klub dhe mund të ballafaqohemi me të gjithë” tha Redknapp.
Redknapp shtoi se seria e rezultateve të mira dhe vetëm një humbje në 18 ndeshjet e fundit, është treguesi më i mirë se titulli mund të kthehet në White Hart Lane, pas plot 51 viteve.
Në ndeshjen e ardhshme Tottenham takohet me Wolves.

