Barcelona mban hapin me Real Madridin

Kampionët e Spanjes nuk kanë lejuar ndonjë hap falsë duke shenuar fitore ndaj Betisit me rezultat 4:2.
Betisi e fitoi shumë mirë takimin duke bërë presion ne kundershtarin dhe ishte shumë afër golit kur Jorge Molina shërdoroi një rast të bukur.
Nuk vonoi shumë dhe Barcelona shënoj golin e parë, ku pas pasimit të Cesc, ishte Xavi në ndeshjen e 400-të ne ligë qe realizoi gol.
Dy minuta më pas Messi e dyfishoi rezultatin qe na bëri të mendojmë se Barca do të fitoj lehtë por nuk ndodhi ashtu…
Ne minuten e 32-të Betisi ngushtoi rezultatin ne 2:1 permes Ruben Castro, e ky ishte rezultati me të cilin ekipet shkuan në pushim.
Me të filluar pjesa e dytë Betisi shënon perseri, realizator ishte Santa Cruz…
Vazhdimi i takimit ishte i tëri ne dominim te Barcelones, e cila shperdoronte rast pas rasti, deri në minuten e 75 kur Alexis Sanchez shënon per 3:2.
Duhet theksuar se Betis që nga minuta e 70-të luante me 10 lojtarë pas perjashtimit me karton të kuq të Marios.
Në minuten e 85-të u shkaktua penallti për Barcelonen, te cilën në gol e konkretizoj lojtari më i mirë në botë, Leo Messi per te vendosur rezultatin përfundimtar 4:2.

