Premier Lige: Arsenali pëson humbje
Arsenali ka dështuar në ndjekjen e kryesuesve në tabelë, duke humbur ndaj Swansea City me rezultat 2:3.
Londinezët e nisën ndeshjen në mënyren më të mirë duke kaluar në avantazh që në minutën e 6-të të te takimit kur Van Persie shënoi për rezultatin 0:1.
Epërsia e tyre zgjati deri në minuten e 16 kur u akordua penallti per Swansean, të cilen ne gol e konkretizoi ish-lojtar i Chelseas Scot Sinclair duke barazuar shifrat 1:1.
Me këtë rezultat ekipet shkuan ne pushim.
Në pjesën e dytë ishte përsëri Arsenali ai që kishte më shumë nga ndeshja, por goli i tretë u shënua nga Swansea, ishte Dyer qe kaloi ekipin vendas ne avantazh.
Në minuten e 69 Walcott barazon shifrat ne 2:2, por vet pas një minute Swansea kalon persëri në avantazh 3:2 me autor te golit Danny Graham.
Deri në fund te takimit Topcinjtë provuan te barazojnë rezultatin, por nuk e arritën një gjë të tillë.


