Modric: Tottenhemi kthehet në luftë për titull nëse mposht Man Cityn

Mesfushori kroat realizoj golin e barazimit ndaj Wolves, barazim që i la Spursat 2 pikë mbrapa Man Utd që ndodhet në vendin e dytë.
Mirëpo Modric insiston se barazimi ndaj Wolves ishte vetëm rezultat i një dite të keqe te skuadres, por insistoi që të besuarit e Harry Redknapp do të provojnë te rikthehen në luftën për titull që në takimin e ardhshëm ndaj Manchester Cityt.
Duke folur për faqen zyrtare të klubit Modric tha: “Turp që nuk kemi fituar, ishte një lojë e vështirë, sidomos kur Wolves shënoi i pari”.
“Është gjithmonë e vështirë, kur ndodhesh në disavantazh, sepse ekipi kundërshtar vendoset mbrapa dhe është e vështirë për ta thyer atë.”
“Në gjysmën e dytë ne kemi arritur të shënojmë një gol. Ne krijuam edhe shumë shanse të tjera por nuk arritëm të fitojmë ndeshjen.
“Krejt në fund, ishte një barazim. Nuk është asgjë për t’u shqetësuar. Ne duhet të fillojmë me fitore përsëri, të bëjmë atë që kemi bërë më parë dhe këtë duhet ta bëjmë që në ndeshjen e ardhshme ndaj Cityt”.
“Do të jetë shumë veshtirë ndaj tyre, por besoj se mund t’ia dalim” përfundoj Modric.

