Home » Futboll »

Xavi: Messi do të jetë vendimtar ndaj Realit

 

Mesfushori spanjoll Xavi Hernandez u shpreh se është i bindur se lojtari më i mirë në botë Lionel Messi do të bëjë diferencën në El Clasicon e nesërme.

Xavi beson shumë se Messi do të ketë një ndikim të madh në takimin e nesërm cerekfinal që zhvillohet ne Santiago Bernabeu.

“Messi padyshim se do të bëjë diferencën” citohet Xavi nga faqja zyrtare e klubit katalanas.
“Në ndeshje të tilla si ajo e nesërmja, ai gjithmonë është vendimtar, janë këto lloji i ndeshjeve që ai i pëlqen të luaj dhe të lërë gjurmë në to”.

Për dallim nga Messi, ylli i Real Madridit Cristiano Ronaldo nuk po kalon momente të mira dhe pas takimit të fundit mes dy rivalëve, atij iu drejtuan kritika të mëdha, por Xavi mendon se kjo nuk është e drejt të thuhet për Ronaldon.

“Nganjëherë sulmuesit kanë krizë në shënimin e golave, nëse kjo ka ndodhë edhe me Ronaldon nuk është se duhet të kritikohet aq shumë pasi që dihen aftësitë e tij” ka përfunduar Xavi

 
 
 

0 Komente

Bëhu i pari që komenton.

 
 

Çka thua ti? Komento