Manchester United në bisedime me Alex Ferguson për kontratën e re!
Djajtë e kuq janë në bisedime me Sir Alex Ferguson që ta shpërblejnë trajnerin më të trofeshem ne histori me një kontratë të re, e cila do ta bënte atë trajnerin më të paguar në Premier Ligë.
Fergusonit i është ofruar një ofertë prej 6.5 milion funtesh në vit, plus 1 milion të tjera bonuse ne rast të fitimit të trofeve.
Marrëveshja aktuale e United me Sir Alex peshon rreth 4 milion funta ne vit, por nëse mirren vesh rreth kontratës së re atëherë Sir Alex do të kalonte Arsene Wengerin për t’u bërë menaxheri më i paguar në Premier League, duke kaluar edhe pagën prej 6.5 milion funta që Carlo Ancelotti fitonte në Chelsea.
Shefi ekzekutiv i Man Utd David Gill tetorin e kaluar tha se familja Glazer donte të shpërblente arritjet e tij fenomenale, të cilat kanë përfshirë një kurorë të Ligës së Kampionëve dhe katër tituj të Premier League që nga koha kur amerikanët morën kontrollin e plotë të klubit.
Së fundmi ishte vet Sir Alex i cili deklaroi se dëshiron edhe 3 vite të qëndroj në krye të United, e pas ktyne fjalëve tani edhe United ka dalë me ofertë konkrete.
“Ka patur disa raunde bisedimesh dhe zyrtarët e klubit duan që marrëveshja për kontratën e re te kryhet përpara pushimeve vjetore të Fergusonit që pritet ti kaloj në jug të Francës, në fund të sezonit.
“Marrëveshja për kontratën e re me Ferguson ka rëndësi të madhe për klubin dhe familjen Glazers. Ferguson ka qenë gjithmonë besnik ndaj tyre dhe ata mendojnë se është koha që ai të shpërblehet për punën që ai ka bërë”- tha një burim i familjes.


