Uefa publikon ekipin më të mirë në 11-të vitet e fundit
UEFA ka publikuar sot ekipin më të mirë në 11-të vitet e fundit pra ekipin më të mirë për këtë shekull.
Zinedine Zidane është i vetmi lojtar që ka hyrë në listë, pavarësisht se ka përfunduar karrieren e tij profesionale. Në ekipin më të mirë të këtij shekulli hyjnë lojtarë si Messi, Cristiano Ronaldo, Henry apo Terry. Spanja është vendi që përfaqësohet me më së shumti lojtarë, gjithsejtë katër, një nga Real Madrid dhe tre nga Barcelona: Casillas, Puyol, Xavi dhe Iniesta.
Ekipi i shekullit XXI është zgjedhur në një votim online ne faqen zyrtare të UEFA-së nga lexuesit e saj.
Ekipi i shekullit XXI: Portier: Iker Casillas (5 herë pjesë e ekipit të vitit sipas Uefa-së); Mbrojtës: Daniel Alves(3), Alessandro Nesta (4), John Terry (4), Carles Puyol (6); Mesfushorë: Cristiano Ronaldo (6), Andrés Iniesta (3), Xavi Hernández (4), Zinédine Zidane (3); Sulmues: Thierry Henry (5), Lionel Messi (4).
Në pankinë: Gianluigi Buffon (3), Pavel Nedved (3), Kaká (3), Steven Gerrard (3), Ronaldinho (3)
Trainer: Jose Mourinho.


