Australian Open: Serena Williams avancon ne rundin e trete

 
 

Serena Williams Australian Open 2012 Serena Williams përkundër shqetësimit që kishte në nyje të këmbës së majtë prapë me lehtësi ia doli të avancoj në rundin e tretë në Austarlian Open duke mundur çekosllovaken Barbora Zahlavova Strycova me rezultat 6-0 dhe 6-4 gjatë takimit të rundit të dytë.

Williams, teniserja numër 12 në botë, me shpejtësi doli në avantazh me 4-0 për 12 minuta dhe e përdundoj setin e parë për 22 minuta. Ajo ishte duke fituar 5-2 në setin e dytë kur çekosllovakja bëri një kthim në lojën e nëntë. Pasi kishte mbetur mbrapa me rezultat 40-0 në lojën e fudnit, Serena vazhdon tutje duke fituar pesë pikë një pas një për ta mbyllur përfundimisht lojën.

Fituesja e pesëfisht e kampionatit Australian Open ka shpaluar se ka shqetësim në nyjën e këmbës së majtë dy javë më parë. Të martën në ndeshjen e rundit të parë ajo dukej të lëvizte lirshëm nëpër fushë në Rod Laver Arena dhe pa ndonjë shqetësim apo dhembje.

 
 
 

Çka mendoni ju... komento!