Home » Futboll »

Beckham vazhdon kontratën me La Galaxy

 
 



Ish kapiteni i kombëtares angleze ka vazhduar qëndrimin ne MLS duke nënshkruar kontratë të re dy vjecare me klubin e tij La Galaxy.

David Beckham kohë më parë kishte refuzuar rikthimin e tij në futbollin europian me Paris Saint Germain qe e kërkoi me ngulm.
Kontrata e mëparshme me klubin nga Kalifornia, Bechamit i kishte përfunduar në dhjetorin e kaluar, derisa fuqishëm ishte lidhur me një rikthim ne Europë, më saktësisht në kapmionatin francez tek PSG-ja.

Por në fund David Beckham vendosi të qëndroj edhe më tutje ne Shtetet e Bashkuara te Amerikës!

“Kam pasur oferta nga shumë ekipe të tjera, mirëpo unë ende jam i pasionuar për të luajtur në Amerike dhe për të fituar trofe të tjerë me La Galaxyn” tha Beckham per Associated Press

” E kam parë se sa shumë është popullarizuar futbolli këtu dhe dua të jem pjesë e rritjes së metutjeshme të nivelit të lojës në MLS(Major Soccer League)”.

“Unë dhe familja ime jemi shumë të lumtur që vendosa ta vazhdoj karrierën këtu dhe shpresoj që do të jetojmë këtu edhe shume vite të tjera” ka përfunduar Beckahm

 
 
 

Çka mendoni ju... komento!