FIFA refuzon kërkesen e FSHF-së për Kampionat mbarëkombëtar!
Kërkesa për krijimin e një Kampionati Mbarëkombëtar, me klube nga Shqipëria dhe Kosova, ka marrë përgjigjen e parë negative, e cila erdhi nga FIFA.
Përmes një letre dërguar presidentit të Federatës Shqiptare të futbollit Armando Duka, organi më i lartë i futbollit botëror bënë të ditura të gjitha arsyet për pamundësinë e bashkimit të Superligës së Kosovës me Superligën e Shqipërisë.
Në letrën e dërguar FIFA rikujton pikën 79 të statutit të saj, ku thuhet se anëtarët e FIFA-s apo anëtarët e përkohshëm nuk duhet të luajnë ndeshje apo të kenë kontakte me lojtarë apo klube të cilat nuk janë anëtar të FIFA-s.
FIFA më tej thekson se Federata Shqiptare e Futbollit duhet të zbatojë statutin dhe rregullat e saj. Nisma për një kampionat të përbashkët erdhi pak kohë më parë me një kërkesë zyrtare të KF Prishtinës drejtuar për zyrën e FSHF-së për regjistrimin e klubit të kryeqytetit të Kosovës në Superligën e Shqipërisë.


