Home » Futboll »

Maldini: Ac Milan nuk më dëshiron në klub!

 

Mbrojtësi legjendar Paolo Maldini ka deklaruar se ndihet i frustruar që nuk e ka marrë një post trajneri në ekipet zingjire të Milanit edhe pse shumë herë ka tentuar ta bëjë këtë.

Leonardo, drejtor gjeneral tek PSG-ja, ka deklaruar së fundmi se dëshiron që të sjellë në radhët e klubit parisien Maldinin, duke i ofruar atij një post në stafin teknik të klubit.

Por Maldini ka vënë në pikëpyetje nëse Milan e dëshiron atë apo jo!

“Presidenti Berlusconi e po ashtu edhe Barbara(anëtare e bordit të klubit) janë shprehur qartë se më duan në klub, por deri tani nuk ka asnjë ofertë konkrete” tha Maldini.

“Në këto vite unë kam dashur të rikthehem ne klub, si në kohën e Leonardos, po ashtu edhe tash kur është Allegri, por si duket dyert për mua i kanë mbyllur” ka vazhduar legjenda milaneze.

“Si duket gjithcka është e thjeshtë: Milan nuk më dëshiron”.

Në lidhje me ofertat e PSG-së ai tha “PSG-ja është ekip në ndërtim e sipër. Ata nuk kanë fituar për një kohë të gjatë në France, por duan të kthehen fuqishëm edhe në Europë.”
“Ata po ndryshojnë cdo gjë, pothuajshe cdo gjë”.

“E di se mund të japë nga vetja eksperiencën që kam në futboll, dashurinë për këtë sport, mund të ofroj shumcka në një projekt serioz”.

“Por në Paris isha thjeshtë për të vizituar mikun tim Leonardon, e githashtu për ti bërë një surprizë Ancelottit, në ndeshjen e tij të pare” ka përfunduar Maldini.

 
 
 

0 Komente

Bëhu i pari që komenton.

 
 

Çka thua ti? Komento