Home » Futboll »

Mourinho pranon fajin për humbjen nga Barcelona

 
 

Portugezi ka marrë përgjegjësinë për humbjen 1:2 ndaj Barcelones, duke thënë se do të shikojë edhe incidentin në të cilin është përfshirë qendërmbrojtësi Pepe.

Jose Mourinho ka pranuar përgjegjësinë e plotë pas humbjes që Real Madrid pësoi ndaj Barcelones me rezultat 1:2 në Santiago Bernabeu, të mërkurën mbrëma.

Madrilienët kaluan në epërsi përmes Ronaldos, barazoi Puyol e golin e fitores për Barcen e shënoi Abidal, derisa Real Madridi lëshoi fushën i përcjellur me fishkëllima nga tifozët vendas, por Mourinho në vend se të shprehet rreth tifozëve ai së pari pranoi gjithë fajin për humbjen e pësuar.

“Unë gjithmonë i kuptoj tifozët, por asnjëherë nuk i dëgjoj ata, para e as pas takimit” tha Mou.

“Përgjegjësia është e tëra e imja, posacërisht kur ekipi im humbë. Fitorja ka shumë baba, humbja vetëm një. Jam në futboll për një kohë të gjatë dhe e kuptoj këtë fakt.”

“Në fitoren e finales së kupës, të gjithë festuam, por në humbje jam vetëm unë që duhet gjykuar.”

Tekniku portugez u deklarua edhe në lidhje me incidentin mes Pepes dhe Messit, ku qendërmbrojtësi portugez shkeli në mënyrë të qëllimshme Messin.

“Pepe do të dënohet nga klubi, nëse shihet se kishte faj” deklaroj Mou.
Më herët edhe Pep Guardiola kishte deklaruar se nuk e kishte parë cfarë ka bërë Pepe, por pas pamjeve televizive cdo gjë ishte e qartë, duke deklaruar se pamjet flasin vetë.

Mourinho tha “Ende nuk e kam parë cfarë bëri Pepe, më duhet të shoh incizimet, nëse ai ka bërë dicka të qëllimshme sigurisht se do të dënohet”

Ronaldo gjithashtu vazhdon të mbetet pjesë e debatit, por Mourinho tha shkurt “Ronaldo është lojtari më i mirë që kemi në klub”.

Krejt në fund, në lidhje me ndeshjen e kthimit “I veqanti” deklaroi ” Akoma asgjë s’ka përfunduar, do të jetë vështirë por jo shumë vështirë”.

 
 
 

Çka mendoni ju... komento!