Home » Futboll »

Pep Guardiola: Kemi përfunduar vetëm gjysmën e punës!

 
 

Tekniku blaugran ishte i kënaqur me fitoren ndaj Real Madridit, por ka paralajmëruar lojtarët e tij se akoma kemi kryer vetëm gjysmën e punës sepse sipas tij Mbretërit kanë kualitet për t’i ndryshuar gjërat në takimin e kthimit.

Pas fitores 2:1 që Barca arriti mbrëmë ndaj Realit në Bernabeu, Blaugranët kanë kryer pjesën më të madhe të punës që i afron në gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, megjithatë Guardiola mendon se nuk ka vend për tu vetëkënaqur.

“Janë edhe 90 minuta deri në fund, luajmë kundër një skuadre të madhe dhe mendoj se asgjë nuk ka përfunduar. Ata kanë kualitet të fitojnë dhe ne duhet të jemi të përgatitur mirë”.

“Edhe një herë tjetër bëmë një ndeshje të shkëlqyer në Santiago Bernabeu. Treguam lojë të mirë dhe krijuam raste të shumta për gol. Gjëja më e rëndësishme është se e fituam përballjen e parë”.

“E kontrolluam takimin gjatë pjesës më të madhe dhe u rikthyem mirë pas golit të Ronaldos. Nuk duhet të harrojmë se luajtëm kundër Real Madridit, luajtëm mirë dhe patëm më shumë raste për gol”, ka deklaruar Guardiola.

 
 
 

Çka mendoni ju... komento!