Rooney: Pepe, një idiot i vërtetë!
Sulmuesi i Manchester United kishte zgjedhur rrjetin social Twitter, për të shfryer mllefin me sjelljen antisportive te Pepes i cili e shkeli në dorë, në mënyrë të qëllimshme jashtëtokësorin Messi.
Për rastin në fjalë Rooney postoi në Twitter “Pepe, cfare lojtari idiot që është”.
Kur Messi bëri pasimin gjenial per Eric Abidal, Rooney shkruajti:
“Haha. Ky gol është i qartë, për Pepen”.
Edhe bashkëlojtari i tij ne kombëtaren angleze Jack Wilshere la koment thuajse të njejtë për Pepen duke shkruar:
“Pepe, sa i mjerë që është”.
Mesfushori i Arsenalit ishte tejet i impresionuar nga loja e lojtarit të ndeshjes Andres Iniesta, për të cilin shkruajti
” Iniesta, sa interesant….për mendimin tim mesfushori më i mirë në botë, më kujton Paul Gascoigne!”


