Home » Tenis » Australian Open »
Australian Open: Bukuroshja Sharapova kalon ne rundin e katert
Maria Sharapova mundi Angelique Kerber me rezultat 6-1 dhe 6-2 ne takimin e rundit të tretë në Australian Open 2012 këtë të shtune, duke treguar talentin e saj përkundër përgatitjes së kufizuara të saj për këtë turne.
Tenistja e katër në botë Sharapova, e cila po mjekonte lëndimin nyjës së majtë të këmbës para Australian Open 2012, ka humbur vetëm pesë lojë të saj në tri ndeshjet që ka pasë deri me tani.
Sharapova, kampione e Australian Open 2008, në takimin e radhës do të ndeshet me ish kampionen e U.S Open Svetlana Kuznetsova apo Sabine Lisicki.
Kampioni i pesëfishtë Serena Williams është një kundërshtare e mundshme në çerekfinale gjersa Petra Kvitova, e cila e pati mundur Sharapoven në Wimbledon vitin a shkuar, ka mundësi ti jetë kundërshtare në gjysmëfinalet.

