Home » Futboll »

Parashikim: Arsenal – Manchester United

 
 

Derbi i së dielës në Emirates Stadium, e gjenë Arsenalin 5 pikë larg Chelseas që është në pozitën e katërt, derisa Manchester United është në pozitën e dytë, 3 pikë pas liderit, Manchester City.

Formacionet e mundshme:

ARSENAL

Szczesny
Djourou, Mertesacker, Koscielny, Miquel
Song, Ramsey, Benayoun
Walcott, Van Persie, Arshavin

MANCHESTER UNITED

Lindegaard
Smalling, Jones, Evans, Evra
Giggs, Scholes, Carrick
Valencia, Rooney, Nani

Arsene Wenger është në mëdyshje rreth aktivizimit te qendërmbrojtësit Vermaelen për shkak të lëndimit, kështu që pritet që në krahun e majtë të luaj i riu Miquel.
Edhe Thierry Henry është në dyshim, shkaku i lëndimit të këmbës.

Sulmuesit Chamakh dhe Gervinho mungojnë për shkak të impenjimit në Kupën e Afrikës me kombëtaret e tyre, derisa Wilshere, Sagna, Andre Santos, Gibbs e Diaby vazhdojnë mungesën e tyre për shkak të lëndimeve.

Te skuadra nga Manchesteri, në momentin e fundit janë rikthyer të gatshëm për këtë sfidë Smalling dhe Phil Jones dhe pritet që të dy të startojnë nga minuta e parë.
Në mesfushë Paul Scholes do të ketë detyrat krysore, i mbështetur nga Carrick dhe Giggs.

Wayne Rooney ne fazën e sulmit pritet të mbështetet nga anësorët Nani e Valencia.

A e keni ditur se:
Arsenali ka pësuar gol në pesë nga gjashtë ndeshjet e fundit.
Dy takimet e fundit i kanë humbur, nga Fulhami, përkatësisht Swansea, por në shtëpi kanë një ecuri të mirë, nuk kanë pësuar humbje në nëntë takimet e fundit.
Robin Van Persie është golashënuesi më i mirë i ligës me 18-të gola.
Në dhjetë takimet e fundit mes tyre, vetëm në një rast ka humbur ekipi vendas, në vitin 2010 Man Utd fitonte 3:1 në Emirates.

Manchester United me fitoren 8:2 ndaj Arsenalit theu një rekord! Anjëherë më parë në derbi nuk kishte ndodhur të shënohen 10-të gola.
Gjatë këtij sezoni, nese takimet do të përfundonin me rezultatin e pjesës së parë, atëherë Manchester United do të ishte në pozitën e parë të tabelës.
Gjatë historisë së takimeve mes tyre, te dyja ekipet kanë shënuar më shumë se 300 gola ndaj njëra tjetrës, konkretisht Manchester ka 329 gola të shënuar, e Arsenal 305.

Parashikimi i Sportshqip.com Arsenal 1:2 Manchester United, por ju kush mendoni se do te fitoj?

Kush do të fitoj Derbin Arsenal vs Manchester United?

  • Arsenal (46%, 11 Votes)
  • Manchester United (46%, 11 Votes)
  • Baraz (8%, 2 Votes)

Totali votave: 24

Loading ... Loading ...

 

 
 
 

Çka mendoni ju... komento!