Australian Open 2012: Clijsters le anash lendimin per ta mundur Li ne 3 sete

 
 

Australian Open 2012 - Kim ClijstersEdhe pse ishte kate match point prapa dhe duke u orvatur nga lendimi ne nyjen e këmbës së majtë, kampionja në fuqi Kim Clijsters disi ia doli të bëj kthes dramatike duke humubur setin e parë 4-6 por duke fituar të dytë në radhë 7-6 (6) dhe 6-4 kundër Li Na në Australian Open 2012.

Kim Clijesters vs Li Na Australian Open 2012

Clijsters hyri në fushë me dhembje në nyjën e këmbës të cilën e kishte përdredhur në lojën e shtatë.

Duke luajtur në Australian Open për të fundit herë para se të pensionohet në fund të sezonit, 28 vjeçarja Clijsters tha se nuk deshi të dal kokëulur nga Melbourne.

“Disa herë më kaloj ky mendim nëpër kohë,” tha ajo. “Në anën tjetër mendoja se nuk doja ta lë Australian Open për së fundit herë.

“I thoja vetës, vazhdo lufto sepse nuk i dihet se çka ndodhë në anën tjetër të fushës.”

Në anën tjetër 29 vjeçarja Li si fituesja e vetme Kineze që ka fituar titull Grand Slam, në vazhdën e lojës dukej e stresuar vazhdimisht.

Ajo rregullisht shikonte burrin e saj e gjithashtu edhe trajnerin që qëndronin ulur duke ndjekur ndeshjen.

Pas 2 orë e 23 minuta Li goditi rrjetin për ti dhën rastin Clijsters të kaloj tutje ku mund të takoj Caroline Wozniacki apo Jelena Jankovic.

 
 
 

Çka mendoni ju... komento!