Home » Futboll »

Real Madridi i kundërpërgjigjet Barcelonës

 
 

Mbretërit kanë rikthyer avantazhin prej 5 pikësh që kishin ndaj Barcelonës në La ligën spanjolle duke mundur Athletic Bilbaon me rezultatin final 4:1.

Mysafirët e nisën më mirë takimin kur në minutën e 13-të, Fernando Llorente kaloi në avantazh mysafirët. I njejti lojtar ka mundur të dyfishoj rezultatin por i vetëm përballë Casillasit dështoi nga afërsia.

Zhvillohej minuta e 25-të kur pas një kombinimi në stilin e Barcelones, Marcelo barazoj shifrat në 1:1.

Ne vazhdim të dyja ekipet tentuat të shënojnë por pjesa e parë u mbyllë me këtë rezultat.

Në pjesen e dytë madrilienët filluan në mënyren më të mirë dhe që në aksionin e parë u shkaktu penallti në Kakan, të cilën në gol e shëndrroi Ronaldo.

Në minutën e 67-të përsëri kishim penallti në favor të Real Madridit, kësaj radhe pas ndërhyrjes së De Marcos në Ozil. Përsëri i pagabueshëm ishte Ronaldo, derisa De Marcos u largua me karton të kuq.

Rezultatin përfundimtar të takimit e vendosi Callejon në minutën e 86-të.

Me këtë fitore Real Madridi rikthen epërsinë prej 5 pikëve që ka ndaj Barcelonës.

 
 
 

Çka mendoni ju... komento!