Home » Futboll »

Mourinho: Kam mbështetjen e bordit të Real Madridit

 
 



Tekniku portugez në konferencën për shtyp para derbit ndaj Barcelonës mes të tjerash tha se i shumëpërfoluri Pepe do të startoj takimin nëse rikthehet në kohë nga lëndimi që ka.

Spekulimet që vinin nga Spanja ku të dielen ‘Punto Pelota’ raportoi se Mourinho do të largohet nga Real Madridi në fund të këtij edicioni, pastaj ‘Marca’ e cila raportonte për tensione në të cilat ishin përfshirë Mourinho, Ramos dhe Casillas, tekniku portugez i klasifikoi si tashetheme të gazetave duke potencuar se ai e ka mbështetjen e plotë të bordit të klubit mbretëror.

“Unë nuk provokoj klane” tha Mourinho gjatë konferencës. ” Nuk di asgjë që ka qarje në klub. Unë kam mbështetjen e plotë të bordit. Ne jemi në mes të një sezoni fantastik” vazhdoi Mou.

Mourinho më pastaj u deklarua në lidhje me ndeshjen e nesërme në mes dy rivalëve.

“Pepe do të luaj, nëse është i gatshëm. Akoma është në dyshim ai, por edhe Lass e Granero. E kemi edhe një stërvitje nesër, më pas do të vendosi nëse mund të luajnë ose jo”.

” Nuk e di cili do të jetë 11-shi startues. Më duhet të vendosi rreth disa pozitave, ka ende shumë pyetje që kërkojnë përgjigjje. Sikurse në ndeshjen e parë edhe tani kam disa dyshime” vazhdoi Mourinho.

” Nuk do të përgjigjem se kush do të luaj nga fillimi e kush jo. Jam unë trajneri,ai që vendos dhe merr përgjegjësinë mbi vendimet, kështu që mund të kem arsye mos të publikoj asgjë në këtë drejtim”.

Mourinho pastaj i tha disa fjalë edhe për rivalin e nesërm, Barcelonën.
” Nëse Barcelona ndryshoi përbërjen në takimin e fundit, kjo nuk do të thotë shumë për mua. Ata e kanë stilin e tyre të lojës, pa marr parasysh nëse ndryshojnë lojtar apo jo!”.

” Fakti që kemi arritur në këtë pikë,tregon se ne mund të vazhdojm tutje drejt gjysmëfinales. Por pasi që kemi humbur ndeshjen e parë 2:1 dhe luajmë ndaj Barcelonës e dijmë se egziston mundësia të mos vazhdojmë tutje.”

Fundin e konferencës, Mourinho e zgjodhi për të thumbuar të gjithë kritikët, duke numëruar arritjet prej kohës që erdhi në Mardid.

” Në ligë ne jemi pesë pikë mbi ekipën që të gjithë e quajnë më të mirën në botë” rikujtoi Mourinho, duke vazhduar “Kjo ndodh sepse nuk jemi duke i bërë gjërat aq keq dhe nuk kemi probleme sa disa mendojnë”.

” Kur unë erdha këtu, klubi kishte vite që eliminohej në fazat e hershme të Kupës së mbretit nga ekipe të divizioneve të ulëta”.

” Kur unë arrita këtu, klubi nuk ishte në tetë ekipet më të mira në Champions Ligë. Tani ne kemi start rekord në fazën e grupeve”.

” Ndeshja e nesërme nuk e vendos as fillimin e as fundin e karrierës sime” ka përfunduar Jose Mourinho.

 
 
 

Çka mendoni ju... komento!