Home » Futboll »

Parashikim: Barcelona – Real Madrid

 
 

Të besuarit e Mourinhos do të provojnë që të shkrijnë disavantazhin prej 2:1 nga ndeshja e parë në Madrid.

Formacionet e mundshme:

BARCELONA


Pinto
Alves, Puyol, Pique, Abidal
Xavi, Busquets, Iniesta
Messi, Cesc, Sanchez

REAL MADRID


Casillas
Arbeloa, Ramos, Carvalho, Marcelo
Xabi Alonso, Diarra
Ozil, Kaka, Ronaldo
Benzema

Barcelona hynë në këtë ndeshje me mungesat që kishte edhe në përballjen e kaluar, ku mungojnë Keita i cili është i impenjuar në Kupën e Afrikës, Villa e Afellay për shkak të lëndimeve, derisa edhe një herë

Guardiola në portë pritet të startoj me Pinton.
Pedro është rikuperuar në kohë por pritet të qëndroj në bankën rezervë.

Real Madridi duhet të përmbys rezultatin, kështu që pritet një formacion më sulmues nga Jose Mourinho.

Lojtari më i përfolur nga ndeshja e kaluar,Pepe pritet të mungoj shkaku i lëndimit në këmbë, në vend të tij do të jetë Carvalho, derisa Arbeloa dhe Marcelo do të startojnë në krahët e mbrojtjes.

Në mesfushë Mourinho kësaj radhe duket se do ti besoj Kakas dhe Ozilit të cilët pritet ta përkrahin Ronaldon dhe Benzeman në vijën e sulmit.

A e keni ditur se:

Barcelona e nis ndeshjen me avantazh prej 2:1 ndaj Real Madridit nga takimi i kaluar. Puyol dhe Abidal shënuan për Barcelonën, pasi Cristiano Ronaldo kishte kaluar madrilienët në epërsi.

Xavi, nëse starton do të barazoj rekordin e Joan Segarras, për numrin e El-Clasicove të luajtura, gjithësejt 31 paraqitje për Barcelonën.

Ronaldo ka shënuar një gol më shumë se Messi në garën për trofeun Pichichi.

Iker Casillas bëri paraqitjen e 600-të për Real Madridin, gjatë vikendit, në fitoren e Realit ndaj Bilbaos.

Kjo është hera e 10-të mbrenda një viti që takohen Barcelona dhe Real Madridi.

Lojtarët per tu vecuar:

Lionel MessiLionel Messi

Pasi bëri një paraqitje fantastike në vikend ndaj Malagas, jashtëtokësori Messi pritet ta thotë fjalën kryesore edhe në El Clasico. Për të është më shumë se dueli Barcelona-Real Madrid, pasi që është edhe dueli mes tij dhe Ronaldos, që në shumicën e raste ka pas fitues argjentinasin.

Cristiano RonaldoCristiano Ronaldo

Ronaldo shënoi gol në ndeshjen e parë, por nuk mund të thuhet se bëri ndeshje të jashtzakonshme edhe pse ishte më i miri nga radhët e ekipit mbretëror.
Nëse Mourinho beson se Real Madridi mund ta kaloj pengesën e quajtur Barcelonë, sigurisht se shpresat më të mëdhaja e ka tek Cristiano Ronaldo.

Parashikimi ynë: Barcelona 1-1 Real Madrid

 
 
 

Çka mendoni ju... komento!