Home » Futboll »

Kaka i lumtur për fitoren e Real Madridit

 
 

Ylli brazilian shënoi golin e parë për mbretërit në fitoren me rezultat 3:1 ndaj Real Zaragosas.

Ish lojtari i Milanit u shpreh se ndihet i lumtur për mënyren se si po shkojnë gjërat për të pas një periudhe të gjatë lëndimesh.

Kaka ishte pjesë e spekulimeve të mediave për një largim të mundshëm nga Madridi, pasi që nuk e kishte një vend të sigurt në 11-shen bazë të Realit gjatë këtij sezoni, por pas golit që shënoi mbrëmë ai u shpreh se është i lumtur dhe shumë i përkushtuar ndaj klubit të tij.

” Ndihem mirë, po luaj mirë dhe jam i lumtur për këtë gjë, në Bernabeu kurrë nuk ka munguar përkrahja nga tifozët që është një faktor shtesë në paraqitjet tona” ka thënë Kaka.

Megjithatë Kaka deklaroi se paraqitja e Madridit ndaj Zaragosas nuk ishte përfekte, por shprehu besimin e tij se skuadra do te jetë e gatshme për sfiden e radhës kundër Getafes.

” Fakti që nganjëherë po pësojmë gola në fillim të ndeshjeve tregon se ne duhet të përmirësohemi” përfundoi Kaka.

Real Madridi qëndron i vetëm në krye të tabelës me 52 pikë, 7-të më shumë se Barcelona që është e dyta.

 
 
 

Çka mendoni ju... komento!