Home » Futboll »

Valdes: Duhet ti fitojmë të gjitha ndeshjet

 
 


Pas barazimit kundër Villarrealit, portieri i Barcelonës Victor Valdes ka deklaruar se ekipi i tij ndodhet në një situatë jo të favorshme në La Ligën Spanjolle.

Sipas fjalëve të tij, Barça duhet të fitojë në 18 ndeshjet e mbetura të kampionatit spanjoll, për të ruajtur shpresat se mund të fitoj përsëri titullin kampion.

” Kemi humbur dy pikë shumë të rëndësishme në ndeshjen me Villarrealin, prandaj duhet të fitojmë të gjitha ndeshjet që janë në dispozicion deri në fund të sezonit, kështu që nuk ka vend për gabime të tjera” ka deklaruar Valdes për gazetën Sport.

” Presioni është tejet i madh, duke marrë parasysh faktin se para nesh ndodhet një rival i madh sic është Real Madridi” ka përfunduar Victor Valdes.

 
 
 

Çka mendoni ju... komento!