AC Milan transferon Lucas Roggia!
Milan ka bërë marrëveshje me Internacional për huazimin e sulmuesit 21 vjeqar, i cili do të qëndroj në Milan deri në qershor.
Milani ishte në kërkim të një sulmuesi pasi që Cassano nuk do të kthehet gjatë këtij edicioni.
Më herët gjatë ditës Rosonerët deklaruan se tentimet për të sjell Tevezin në Milan kishin dështuar.
Tani ata kanë konfirmuar nënshkrimin me Lucas Roggia. Braziliani ka luajtur kundër Milanit verën e kaluar në Audi Cup.


