Home » Futboll »

Callejon ngacmon Messin & Xavin: Mendoja se Katalanasit nuk flasin për gjygjtarët!

 



Jose Callejon mendon se klubi katalanas e ka tepruar me kritikat që kanë drejtuar në drejtim të gjygjtarëve.

Ishin Messi dhe Xavi, ata të cilët drejtuan kritika ndaj gjygjtarit, në barazimin e Barcelones kundër Villarealit, të dielën e kaluar, por Callejon ngacmoi që të dy lojtarët e Barcës në mënyrë ironike.

” Mendova se Barcelona nuk shprehet rreth referimit!” u shpreh Callejon për Marca. ” Apo ndoshta dicka ka ndryshuar tek ata. Nuk e di pse tani ata flasin!!?”.

Callejon gjithashtu ishte optimist në shanset e Real Madridit për kampionatin spanjoll.

” Nuk mendoj që Barcelona do të ndihet nervoze dhe në presion për shkak se zhvilluam një ndeshje të madhe ndaj tyre. Mendoj se Real Madridi gjithëmonë luan mirë” ka vazhduar Callejon.

” Ky klub synon të fitoj cdo ndeshje që luan dhe sa më shumë trofe që është e mundur”.

Spanjolli 24 vjeqar u deklarua edhe rreth spekulimeve për një largim të mundshëm të Mourinhos nga Madridi.

” E shoh atë cdo dite. Ai duket më i entuziazmuar se kurrë. Thjeshtë është i etur për të arritur gjëra të mëdha me Real Madridin. Për mua dhe të gjithë shokët e tjerë në klub Mourinho është trajneri ideal për Real Madridin” përfundoi Callejon.

 
 
 

0 Komente

Bëhu i pari që komenton.

 
 

Çka thua ti? Komento