Corluka bashkohet me Bayer Leverkusen
Tottenham ka konfirmuar se mbrojtësi i krahut të djathtë, Vedran Corluka pjesën e mbetur të sezonit do ta vazhdoj te skuadra gjermane Bayer Leverkusen në formë huazimi.
Mrojtësi kroat ka dështuar të siguroj një vend titullari tek Tottenham këtë sezon, duke startuar në vetëm një ndeshje.
Kjo edhe është arsyeja e largimit të tij, pasi që ai dëshironte të luante rregullisht, pasi vetëm në këtë mënyrë e ruan vendin e titullarit tek kombëtarja kroate në prag të Euro 2012.
Mësohet se në marrëveshjen mes dy skuadrave egziston një klauzolë sipas së cilës Leverkusen mund ta blejë Corlukan në qershor.


