De Bruyne nënshkruan me Chelsean!

Blutë e Londrës përmes një komunikate në faqen zyrtare të klubit kanë konfirmuar marrëveshjen mes Chelseas dhe Genk, për mesfushorin Kevin De Bruyne.
Belgu 20 vjeqar ka nënshkruar kontratën me klubin londinez deri ne verën e vitit 2017-të, por pjesën e mbetur të këtij sezoni do ta vazhdoj te klubi për të cilin ka luajtur deri tani Genk.
De Bruyne konsiderohet si një zëvendësim për Florent Malouda, i cili pritet të largohet nga Chelsea gjatë verës.

